Sipas burimeve të policisë lokale, kusherinjtë Goxhaj, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, tregtonin dhe shpërndanin lëndë narkotike të llojit heroinë dhe kanabis sativa në qytetin e Patosit.
"Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit Marsel Rexhepi u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 91.60 gram lëndë e dyshuar narkotike e llojit kannabis sattiva", një armë zjarri automatike, 2 krehëra dhe 116 copë fishekë, si dhe 2 maska me ngjyrë të zezë, ndërsa në banesën e Kelmend Goxhaj u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë me 4 fishekë", tha zëdhënësja e policisë, Enkeleda Allkanjari. /a.ke/
