Hyrja në sezonin e kultivimit të bimëve narkotike kanabis sativa ka vënë në lëvizje edhe strukturat vendore në Fier.
Prefekti i Qarkut, Arben Çuko, ka mbledhur paraditen e sotme (6 Shkurt) në një takim, përfaqësuesit vendorë, ku në fokus ishte lufta ndaj narkotikëve.
Të pranishëm ishin edhe drejtues të policisë, kryetarë të bashkive dhe prokurori i Fierit.
Prefekti ka deklaruar se kjo është periudha në të cilën nisin edhe tentativat për mbjelljen e narkotikëve, ndërkohë që nga ana e të gjitha strukturave policore dhe përgjegjëse në njësitë vendore duhet të ketë angazhim maksimal për parandalimin e këtij fenomeni.
Çuko tha se më problematike mbeten zonat kodrinore dhe pyjore larg zonave të banuara, ku duhen të ushtrohen kontrolle të vazhdueshme.
Prefekti pohoi gjithashtu se njësitë vendore luajnë një rol tepër të rëndësishëm në luftën ndaj bimëve narkotike, ndaj kërkoi një angazhim më të madh në evidentimin e rasteve të tilla. Ndërkohë, kreu i Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, Skënder Hitaj, në fjalën e tij pohoi se:
“Strukturat e policisë, në bashkëpunim me pushtetin vendor dhe strukturat e tjera ligjzbatuese, kanë bërë një punë shumë të mirë parandaluese, evidentuese dhe goditëse në luftën kundër kultivimit të bimëve narkotike. Gjatë vitit 2024 janë evidentuar 8 raste, zbuluar 5 raste me 6 autorë, 5 prej të cilëve të arrestuar dhe një të proceduar në gjendje të lirë”.
Hitaj ka pohuar gjithashtu se “trendi i kultivimit të kanabisit ka ardhur në zbritje nga viti në vit dhe me më shumë autorë të arrestuar”.
A.Q/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
15 Mars, 07:27
A mendoni se SPAK po e heton siç duhet masakrën e Gërdecit?
-
Po
11.9%
-
Jo
80.6%
-
Nuk e di
7.5%
Vota total: 1304
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Fier/ Aksident në lagjen '15 Tetori', përplasen 6 automjete, s'ka persona të lënduar (VIDEO)
16 Mars, 19:49
-
Probleme shëndetësore në Bylis - Laçi, trajneri Francesco Moriero transportohet në spital gjatë ndeshjes
16 Mars, 16:29
-
Fier/Rritet numri i të sëmurëve me veshka, 1200 për një vit! Nefrologia: S’jep simptoma, bëni analiza të shpeshta
16 Mars, 16:13
-
Fier/ 12 denoncime për shantazh në rrjetet sociale nga janari deri në 15 mars, të prekur grupmosha 13-16-vjeç, psikologë dhe avokatë ngrenë alarmin për bullizmin
16 Mars, 15:51
-
Patos, pylli me pisha në fshatin Gjorgoz përfshihet nga flakët! Era favorizon përhapjen e zjarrit (VIDEO)
15 Mars, 12:02
-
Fier/ Dy festa në një ditë, banorët i ngjiten kodrës me gomerë, Gurëzeza turistike s’ka rrugë
14 Mars, 16:18
-
Fier/ Ngacmoi seksualisht të miturën, arrestohet 63-vjeçari! I riu nën akuzë se i publikoi fotografi me mbishkrime fyese ish-bashkëjetueses në rrjete sociale (EMRI)
14 Mars, 12:23
-
Lushnja feston Ditën e Verës, koncert dhe aktivitete në sheshin qendror të qytetit (VIDEO)
14 Mars, 09:52
-
‘Festa e luleve’ çel festimet me rastin e Ditës së Verës në Fier (VIDEO)
14 Mars, 09:44
-
Vodhën 3 dyqane, arrestohen 2 ‘skifterët në Fier (EMRAT)
13 Mars, 13:43
-
‘Kandidatja’ e Bashës fut në sherr PD me Koalicionin Euroatlantik! Demokratja: Më futën emrin në lista pa leje! Baçi: Hiqni dorë nga këto veprime të turpshme! Misiraj: E ngatërron
13 Mars, 10:17
-
Aksident në Fier- Libofshë/ Motori përplaset me makinën, një i plagosur
13 Mars, 09:02
Mbjellja eshte ulur por mbjellesit e arrestuar jane shtuar??!!
Përgjigju