FIER - Një sherr mes adoleshentësh në afërsi të shkollës 9 vjeçare "Jani Bakalli" në qytetin e Fierit ka përfunduar me një të plagosur. Uniformat blu bëjnë të ditur se 16 vjeçari i lënduar është dërguar me urgjencë drejt Spitalit të Fierit ndërsa mjekët thonë se gjendja e tij shëndetësore është e rëndë.

Mësohet se adoleshenti është qëlluar me thikë në dorë por mjeti i ftohtë i ka prerë një arterie kryesore. Policia bën me dije se autori është 16-vjeçari me iniciale M.A. dhe është vënë në ndjekje të tij ndërsa po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

(Gre.M/Shqiptarja.com)