Disa lagje të qytetit të Fierit si “1 Maji”, “Kastrioti”, “Kryengritja e Fierit”, kanë patur mungesë të energjisë elektrike. Shkak janë bërë shirat e rën me intensitet prej më shumë se një orë. Reshjet e dendura kanë krijuar probleme në rrjetin e tensionit të lartë 6 kilovolt.