Fier - Jashar Çepele, 31 vjeç ka rënë në prangat e policisë së Fierit pasi merrej me shpërndarjen e kanabisit në doza.

Gjatë kontrollit fizik dhe në banesën e tij blutë sekuestruan 3.6 kg kanabis peshore që shërbente për ndarjen e saj, një shumë parash dhe 2 celularë.

Njoftimi i policisë:

Si rezultat i menaxhimit të shpejtë të informacionit të siguruar në rrugë policore, për një shtetas të implikuar në shitjen e lëndëve narkotike, kryesisht në Roskovec, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me ata të Seksionit të Forcës Operacionale, finalizuan operacionin “Casus”.

Gjatë operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi J. Ç., 31 vjeç, banues në Roskovec.

Gjatë kontrolleve fizike dhe në banesën e tij, Policia gjeti dhe sekuestroi me cilësinë e provës materiale:

-në total, 3.6 kg lëndë narkotike Cannabis (një pjesë, e ndarë në doza);

-1 peshore elektronike;

-një shumë parash, e dyshuar e përfituar nga shitja e lëndës narkotike;

-2 celularë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.