Fier, shkurtimet, kryekomunari i
Frakullit: Rama sot na quan hajdutë

Fier, shkurtimet, kryekomunari i<br />Frakullit: Rama sot na quan hajdutë
FIER - Shkurtimi i vendeve të punës në Këshillin e Qarkut Fier nuk është pritur mirë as nga përfaqësuesit e së majtës në këtë Këshill.
 
Kreu i komunës Frakull, përfaqësues i Partisë Socialiste, Viktor Çervanaku ka pohuar se është absurd vendimi për shkurtimin e punonjësve dhe ulja e buxhetit për Këshillin e Qarkut.
 
Ai nuk ka kursyer akuzat karshi kryeministrit Rama, teksa ka theksuar se qeveria qendrore nuk e dëgjon më zërin e kryekomunarëve.
 
Sipas Çervanakut, kryeministri tani i quan hajdutë, ndërsa para se të vinte në pushtet u premtonte se nuk do t’u mungonte mbështetja e qeverisë.
 
Ai ndërkohe nuk ka kursyer akuzat as ndaj ministrit të Financave Shkëlqim Cani, që sipas Çervanaku ka diskriminuar qarkun e Fierit sa i përket investimeve dhe ka favorizuar qarkun e Dibrës.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Nico Williams s’ia del, Spanja e humbet për Ligën e Kombeve

Nico Williams s’ia del, Spanja e humbet për Ligën e Kombeve