Idrizi ritheksoi se PDIU në gjithë rrugëtimin e saj është rritur përditë, sepse kauza e saj është për mbrojtjen e dinjitetit kombëtar.
“Në 27 vjet ne kemi parë politikanë që vijnë këtu duke stigmatizuar njëri-tjetrin, për ta mbajtur të ndarë këtë vend të vogël e të begatë në konflikt të vazhdueshëm.
Për një arsye të vetme, se nuk vijnë dot para jush të japin llogari për premtimet që kanë mbajtur para 4 vitesh.
Sot, na tregojnë filmin “Liza në botën e çudirave” me premtimet që i bëjnë shqiptarëve. Na ruaj Zot nga pushteti i vetëm, apo i dy –tre vetëve” deklaroi ai.
Idrizi theksoi se kauza e shqiptarëve të Çamërisë është betejë e përbashkët për ta parë Shqipërinë bashkë nga Preveza deri në Mollën e Kuqe.
dy.b/shqiptarja.com