FIER - Me një minutë heshtje në nderim te ish-grevistit Shpëtim Karamuça, i cili humbi jetën një ditë më parë ka filluar takimi Aleancës Kuq e Zi në qytetin ne Fierit.

Në fjalën, mbajtur para të pranishmëve, kreu i AK-së, Kreshnik Spahiu, e cilësoi një hero të demokracisë, ndërsa theksoi se Fieri nuk është bastion i partive të mëdha.

Ndër te tjera, Spahiu u shpreh se kosovarët dhe çamët në rrethin e Fierit prej vitesh nuk janë përfaqësuar politikisht në parlamentin shqiptar.

“Fierakët, kosovarët, çamët janë shqiptarët e vërtetë që po tregojnë se besimi tek ideali kombëtarë do të sjellë ndryshimin për Shqipërinë dhe shqiptarët, një ideal që në plan të parë vendos integritetin dhe lartësimin e dinjitetit kombëtarë. Për 8-të vite me radhë shtetasi Sali Berisha i nxori çamët jashtë shengenit, sepse më dhjetëra e dhjetëra çam u ndaluan në kufi me pa të drejtë dhe shteti shqiptarë sëbashku me diplomacinë e dështuar nuk bëri asgjë për të drejtat e çamëve” deklaroi Spahiu.

Spahiu theksoi se Aleanca Kuq e Zi synon të largojë “këtë klasë politike që prej 22 vitesh po mban peng popullin.”

Duke vijuar më tej denoncimet për procesin e regjistrimit të popullsisë nga INSTAT në Census Spahiu deklaroi. “Procesi i regjistrimit të popullsisë në “censusin” e inovatorit grek Genc Pollo nuk trajtoi në asnjë pjesë të tij çamët dhe pronat e tyre, pronat e grabitura pas dëbimit nga toka e tyre etnike, prandaj ky shtet i ka mbyllur hesapet me moralin e shqiptarëve duke treguar me prova dhe fakte se vetëm për shqiptarët nuk mendon” deklaroi Spahiu.

Lideri i kuqezinjve u ndal të çështja e bashkimit kombëtare ku deklaroi se e vetmja forcë që sjell sa më pranë këtë alternative është Aleanca Kuq e Zi e cila i ka dhënë peshën maksimale solidaritetit etnik ndryshe nga partia-shtet e cila ka mbjellur urrejtje dhe ndasi krahinore mes shqiptarëve. Shtetasi Berisha i ndau shqiptarët në jugor dhe verior” deklaroi Kreshnik Spahiu.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)