FIER- Pak ditë para zgjedhjeve parlamentare të 23 qershorit në Fier ka ende probleme me pozicionimin e qendrave të votimit. Sipas kryetarit të KZAZ-së numër 59 në Fier, Stavri Kola në ZAZ-në e kësaj zone “qendra e numrit të votave në zgjedhjet e kaluara ishte vendosur në një shkollë të mesme të qytetit të Fierit, ndërsa kësaj here ajo është zhvendosur 3 km më larg, në Shkollën e Mesme Bujqësore 'Rakip Kryeziu'”.
 
Ai thotë se “vendimi është kontestuar nga përfaqësues të Partisë Socialiste, ndërsa ambienti i ri nuk plotëson as kushtet më minimale të funksionimit”.
 
Kola bën apel që të merren masa urgjente për ripozicionimin e KZAZ-së numër 59 në qytetin e Fierit.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)