Moti i keq jo vetëm që ka shkaktuar përmbytje në vend, ka penalizuar portin e Vlorës, por ka lënë pa energji elektrike disa fshatra në qarkun e Fierit.
Si pasojë e erërave të forta deri në 7 ballë, janë krijuar probleme në rrjetin elektrik.

Sipas drejtorit të OSHEE Armando Zhupa janë dëmtuar disa linja të OSHEE-së. Kanë rënë dhe disa peme mbi këto linja të energjisë elektrike, kryesisht në zonat Patos, Rroskovec dhe Mallakaster.
OSHEE po punon për rikthimin e energjisë sa më shpejt për konsumatorët.
fier
fier


e.gj/Shqiptarja.com