FIER- Anisa Mukaj, një nga personazhet ekselencë në  librin “Fieri, histori suksesi”,  kërkuese shkencore në një  nga qendrat e kërkimit  shkencor Japoni  është kthyer në vendlindje për të zhvilluar një takim sensibilizues me mjekët, intelektualet dhe gratë e qytetit të Fierit. Në fokusin kryesor të këtij takimi ishte fushata ndërgjegjësuese për sëmundjen e kancerit të gjirit. Muka ka mbaruar studimet e larta në Angli në universitetin e Oksfordit dhe më pas për gjenetikë dhe masterin  për  kancerin në universitetin e Liverpulit. Ajo është kërkuese shkencore në një nga qendrat kërkimore  internacionale në Tokio.

Muka theksoi se statistikat e frikshme dhe vendi që zë kanceri i gjirit në raport me sëmundjet e tjera, bën që ajo të organizojë këtë takim sensibilizues, për të rritur shkallën e profilaksisë.

Marrë nga "ATSH"

Redaksia Online