Fier/ Të moshuarit në azil mbledhin ndihma për Turqinë: Tërmet tragjik, do i ndihmojmë vëllezërit tanë

Bashkuar me dhimbjen e dhjetëra mijëra familjeve që humbën jetën nga tërmeti tragjik në Turqi banorët e Shtëpisë së të Moshuarve në Fier kanë dhuruar 30 pako me jorganë për familjet e prekura nga kjo fatkeqësi. Të moshuarit shprehin keqardhjen për jetët e humbura ndaj kanë vendosur që edhe ata të solidarizohen duke dhënë ndihmën e tyre.

“Edhe ne si popull shqiptar e ndjejmë hidhërimin e tyre ndaj, ndaj ne si shqiptarë duhet ta ndihmojmë popullin turk sepse jemi një popull”, thotë një e moshuar.

“Shprehim ndihmën ndaj popullit turk, pasi për ne ky vend është vëllai ynë”, shprehet një i moshuar

“Ne po marrim pjesë në këtë hidhërim të popullit turk. Kemi një detyrim moral dhe material. Kjo është mundësia që patëm ne, mundet edhe më tepër, por ne bëjmë detyra jonë dhe ne falënderojmë gjithçka që po bëhet në ndihmë të popullit turk”, shprehet një tjetër i moshuar. 

 Drejtuesja e Shtëpisë se te Moshuarve në Fier Dorina Gjino shprehet se ky është kontribut i shprehur me vullnetin e vetë të moshuarve si një akt simbolik humanizmi.

“Shtëpia e të moshuarve Fier u sensibilizua direkt sapo pamë njoftimin. Ndihma konsiston në 30 jorganë të cilat ishin për të moshuarit por ata unanimisht vendosën dhe na sugjerua ne si staf i Shtëpisë së të moshuarve në Fier që këto t’i dhurojmë për popullin turk”, tha ajo.

Tragjedia që ndodhi ne Turqi e Siri nga tërmeti shkatërrimtar i 6 shkurt 2023 ka prekur thelle mbare botën, ku Shqipëria është një ndër vendet e cila është mobilizuar dhe solidalizuar me familjet në nevojë.

SI.E./LR/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Vranësira dhe temperatura të ulëta, parashikimi i motit për sot

Vranësira dhe temperatura të ulëta, parashikimi i motit për sot