Fier- Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në një lokal pas një konflikti në Fier mbrëmjen e sotme.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:30, në një lokal në lagjen "8 Shkurti", ku dyshohet se pas një konflikti mes Romeo Çakos 33- vjeç dhe Mariglen Sinajt, Çako ka qëlluar me armë zjarri në dyshemenë e lokalit.
Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa shërbimet e policisë po kontrollojnë zonën për kapjen e dy personave të përfshirë në këtë ngjarje.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Fier/Informacion paraprak. Rreth orës 21:30, në një lokal në lagjen "8 Shkurti", dyshohet se pas një konflikti midis shtetasit R. Ç., 33 vjeç, dhe shtetasit M. S., shtetasi R. Ç. ka qëlluar me armë zjarri në dyshemenë e lokalit.
Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollin në zonë për kapjen dhe shoqërimin e dy personave të përfshirë në konflikt.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Komente







