Fier - Një shofer 28-vjeçar është vënë nën hetim pasi akuzohet se ka tentuar të korruptojë efektivin e Policisë Rrugore në momentin që është ndaluar.
I riu i identifikuar me inicialet M.R., u ndalua nga patrulla e policisë pasi u konstatua se ishte duke drejtuar një automjet me xhama të zinj.
“Gjatë kontrolleve parandaluese, shërbimet e Policisë Rrugore të DVP Fier kanë ndaluar për verifikim, automjetin me drejtues shtetasin M. R., pasi është konstatuar duke drejtuar një automjet me xhama të zinj”,- njofton policia.
Me qëllim shmangien e masës administrative, i riu ka tentuar të korruptojë punonjësin e policisë, duke i ofruar atij një shumë parash.
Mbi 28-vjeçarin rëndon akuza për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.