Fier/ Tentuan ta marrin peng, i riu ia mbath me vrap...qëllohet me 5 plumba, por shpëton! Arrestohet një 24 vjeçar, 4 të tjerë në kërkim

Fier/ Tentuan ta marrin peng, i riu ia mbath me vrap...qëllohet me 5 plumba, por shpëton! Arrestohet një 24 vjeçar, 4 të tjerë në kërkim

Foto nga vendi i ngjarjes

FIER- Report Tv zbardh ngjarjen e ndodhur 3 ditë më parë, ku 31-vjeçari Klajdi Sulo mbeti i plagosur. Burime bëjnë me dije Sulo ishte tentuar që të merrej peng nga një grup të rinjsh të përbërë nga 5 persona. Bëhet fjalë për ngjarjen e ndodhur rreth orës 19:00, në afërsi të Stadiumit në Patos.

I gjithë grupi është identifikuar, ku është vënë në pranga njëri prej tyre, teksa 4 të tjerët janë shpallur në kërkim. Bëhet fjalë për 24-vjeçarin e identifikuar me iniciale Xh. S., teksa janë në kërkim nga policia E. S., 28 vjeç; V. S., 23 vjeç; A. S., 24 vjeç dhe K. S., 32 vjeç, të katërt banues në Patos.

Report Tv mëson se Sulo i ka shpëtuar rrëmbimit. Të rinjtë kanë tentuar ta fusin me forcë në një makinë, por ia ka dalë të shpëtojë duke ia mbathur me vrap. Për pasojë, ai është qëlluar 5 herë duke marrë plagë në pjesën e legenit dhe të shpatullës. Sulo aktualisht ndodhet në spital, ku ruhet nga forca të shumta policie. Nuk dihen ende shkaqet e kësaj ngjarje të rëndë.

Njoftimi i plotë i policisë
Zbardhet ngjarja e ndodhur mbrëmjen e datës 17.08.2020, ku mbeti i plagosur me armë zjarri shtetasi K. S., 31 vjeç. Arrestohet një prej autorëve, shpallen në kërkim katër të tjerë. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, si rezultat i veprimeve të shpejta operacionale dhe i punës hetimore intensive, bënë të mundur zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe arrestimin e një prej autorëve dhe shpalljen në kërkim të katër autorëve të tjerë. Konkretisht u arrestua shtetasi:

Xh. S., 24 vjeç, banues në Patos. Gjithashtu u bë shpallja në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasve: E. S., 28 vjeç; V. S., 23 vjeç; A. S., 24 vjeç dhe K. S., 32 vjeç, të katërt banues në Patos.

Këta shtetas, në datën 17.08.2020, rreth orës 19:00, në afërsi të Stadiumit në Patos, në bashkëpunim me njëri tjetrin, kanë tentuar të rrëmbejnë me forcë dhe më pas e kanë qëlluar me armë zjarri shtetasin K. S., i cili ka mbetur i plagosur dhe aktualisht ndodhet në Spitalin Rajonal Fier, nën kujdesin e mjekëve.

Për këtë ngjarje, janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale 5 gëzhoja pistolete, si edhe 4 automjete të autorëve. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale "Vrasja me paramendim e mbetur në tentativë" , "Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit e mbetur në tentativë" të kryera në bashkëpunim dhe "Armëmbajtja pa leje". 

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Bes: 20/08/2020 10:43

    A ju kan bo 20 renj ashash mafioza shifni filma me gangstera dhe hikni mcifeni neper ferra.

    Përgjigju
    • Garip: 20/08/2020 15:09

      Jane cuna yje nuk i bene me nena po ty shoku te shke...nenen

    • shoku: 20/08/2020 11:39

      jo vlla mos ki merak se do ti degjosh ne tv avash avash ke per te shkrujt prap

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë