FIER- 2 administratorë të subjekteve private në Fier janë vënë nën hetim nga policia pasi akuzohen për fshehje të të ardhurave. Ata ishin përfaqësues të subjekteve të cilët ushtronin veprimtarinë e kundraligjshme në fushën e hidrokarbureve dhe ndërtimeve.

Nën hetim janë vënë  B.Ç, 42 vjeç, banues në Lushnje i cili nuk deklaronte faturat e shitjes në organin taimor dhe  dhe A.I, 54 vjeç për shkak se bënte shitje të karburantit pas kasë fiskale.

Policia njofton se materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme për veprën penale "Fshehje e të ardhurave".