Fier - Një 29-vjeçar nga Fieri ka rënë në prangat e policisë pasi në makinë iu gjet një sasi kanabisi.
Rahmel Osmani e kishte ndarë lëndën narkotike në 35 doza me qëllim shitjen e saj.
Blutë sekuestruan lëndën narkotike dhe 2 celularët e të riut si provë materiale.
“Si rezultat i administrimit të shpejtë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, për një shtetas të implikuar në prodhim/shitje narkotikësh, shërbimet e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale kapën dhe vunë në pranga autorin e dyshuar, shtetasin R. O., 29 vjeç, banues në Fier.
Gjatë kontrollit fizik dhe gjatë kontrolli në automjetin që drejtonte, këtij shtetasi iu gjet sasi lënde e dyshuar narkotike Cannabis Sativa, e ndarë në 35 doza të gatshme për shitje”, njoftoi sot policia.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.
Komente







