FIER - Gjatë një operacioni policor anti-drogë në Fier janë arrestuar 3 persona, të cilët u kapën me lëndë narkotike kanabis sativa. Në kuadër të megaoperacionit ‘Tempulli’, forcat operacionale të Fierit në bashkëpunim me sektorin e hetimit të narkotikëve finalizuan operacionin ‘Transportuesi’.
Në fshatin Qarr, u ndalua automjeti i shtetasit K.K., 28 vjeç, banues në Memaliaj. Në të u gjetën 1.2 kg kanabis të cilat do t’i shiteshin A.Gj., 56 vjeç dhe B.R., 27 vjeç, të dy banues në Fier.
Në vijim të veprimeve proceduriale, gjatë kontrolleve, në shtëpinë e A.Gj., u gjetën 179 doza kanabis sativa.
'Në aksin rrugor "Levan-Qarr", në automjetin që drejtonte 28-vjeçari, u gjetën 1.2 kg lëndë narkotike cannabis sativa, e cila nga hetimet rezultoi se do t’i shitej shtetasve A. Gj. dhe B. R.. Në vijim të veprimeve procedurale për rastin u kryen kontrolle në banesat e të arrestuarve dhe si rezultat, në banesën e 56-vjeçarit, u gjetën 179 doza cannabisi.', thuhet ndër të tjera në njoftimin e policisë.
Policia sekuestroi gjithsej: 1.2 kg lëndë narkotike kanabis, 179 dozat e gjetura te shtëpia e 56-vjeçarit, 2 automjete dhe 4 celularë.
Komente






