Fier-Një 18 vjeçar nga Fieri është arrestuar në flagrancë nga policia pasi i gjetën dhjetra doza të lëndës narkotike kanabis sativa.

Sipas njoftimit të policisë Juled Spahija i kishte bërë gati dozat e kanabisit për shitje.

"Shërbimet e Policisë nga kontrolli fizik i gjetën shtetasit Juled Spahija, 18 vjeç, banues në Fier. dhjetra doza të lëndës narkotike cannabis sativa, të cilat i kishte pregatitur për shitje", informoi sot policia.

Uniformat blu  sekuestruan lëndën narkotike dhe një celular.

Operacioni u kodua 'Flagranca'.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.