FIER- Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e kësaj të shtune, në autostradën Fier-Lushnjë, në vendin e njohur si " Vajkan".

Mësohet se një automjet me targa të Kosovës, i cili po transportonte kripë është përplasur me një automjet tip " Mercedes Benz".

Fatmirësisht nga aksidenti, nuk ka pasur persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.