Fier, Vasili: LSI forca politike
më pozitive, më konstruktive

Fier, Vasili: LSI forca politike<br />më pozitive, më konstruktive
Lëvizja Socialiste për Integrim ka organizuar një takim me të rinjtë e LRI-së të qarkut Fier.
 
Kreu i kësaj force politike, Petrit Vasili u shpreh së LSI është politike më pozitive, më konstruktive dhe se vota për këtë parti është shans për të gjithë Shqipërinë.
 
"“Në këtë shesh fryn era e fitores. Jemi forca e parë politike më pozitive, më konstruktive që Shqipëria ka parë ndonjëherë. Vota për LSI-në është shans për të gjithë Shqipërinë", u shpreh Vasili.
 
Nga ana tjetër, Xhixho është shprehur se arma më e fuqishme për të ndryshuar Fierin por edhe të gjitha qytetet e tjera të Shqipërisë është një arsim cilësor dhe se vota për LSI është për të ardhmen e vendit.
 
"“Vota për LSI-në është vota për të rinjtë dhe të rejat e Fierit. Është vota për të ardhmen tonë. Besoj te politika që kujdeset për njerëzit. Unë besoj te politika që është aty për të zgjidhur hallet dhe shqetësimet, unë besoj te politika e qetësisë dhe e tolerancës, që largon atë politikë konfliktuale, që nuk e do asnjë”, tha Xhixho.

Para të rinjve të qarkut të Fierit mbajti një fjalë përshëndetëse edhe ish-kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta. Pasi i falënderoi të pranishmit për mbështetjen e dhënë ndër vite, ai vlerësoi rolin e të rinjve duke u shprehur se ata janë faktor vendimtar për të ecur në rrugën e progresit.

“Na duhen të rinjtë dhe të rejat që Shqipëria të ecë më shpejt në rrugën e progresit”,- tha Ilir Meta.

Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Parisi i jep lamtumirën Lojërave Olimpike, Shqipëria theu rekordin e saj historik me dy medalje bronzi

Parisi i jep lamtumirën Lojërave Olimpike, Shqipëria theu rekordin e saj historik me dy medalje bronzi