Krahas policisë përreth godinës janë rreshtuar një numër i konsiderueshëm simpatizantësh nga të dyja palët.
Pak më parë, mes dy kandidatëve për postin e kryetarit, të cilët gjendeshin brenda godinës, është zhvilluar një debat. Artur shehu, kandidati i partisë demokratike, para se të largohej nga godina ka debatuar me Vangjel Ndrekën, kandidati i partisë socialiste, pasi e ka gjetur në zyrë.
Ndërkohë situata është normalizuar dhe simpatizantët janë shpërndarë për momentin, ndërsa policia vazhdon të monitorojë situatën.
Më herët patëm dhe një reagim të Vangjel Ndrekës, i cili pas seancës së djeshme në gjykatën e Apelit në Vlorë ka deklaruar se tashmë ai do të udhëheqë në krye të qarkut.