FIER - Në kuadër të promovimit të arsimit professional, ndalesa e radhës e ministrit Erion Veliaj ka qenë një shkollë profesionale në qytetin e Fierit, e cila është në proces rikonstruksioni. Gjatë takimit të tij me stafin pedagogjik Veliaj theksoi se duhet që të afrojnë sa më shumë të rinj drejt profesioneve.
“Jam i kënaqur me mënyrën se si po bëhen përgatitjet, këtu po punohet më dy ekipe, një ekip që po merret me infrastrukturën fizike të shkollës. Kjo shumë shpejt do të jetë një nga më moderne në Republikën ë Shqipërisë edhe më vjen mirë që gjithashtu po punohet me një ekip tjetër që do punojë gjithashtu qe shkolla të jetë më e mira në Republikën e Shqipërisë por jo vetëm për bazë materiale dhe infrastrukturën moderne por edhe të mësuarin modern por edhe për aftësitë moderne që duam tu japim nxënësve tanë. Jam këtu që të përkrah personalisht drejtoreshën por edhe gjithë stafin që kjo të jetë një shkollë që të risi regjistrimet këtë vit dhe që prindërit të tregohen inteligjent ka ardhur koha e zanateve.” Erjon Veliaj
Ndërsa drejtoresha e kësaj shkolle tha se priten që të regjistrohen një numër i konsiderueshëm nxënësish ndërsa vazhdojnë studimet aktualisht 700 të tillë në degë të ndryshme të kësaj shkolle.
“Pa arsimin profesional ne nuk do kemi të ardhme i bëjë thirrje të gjithë të rinjve që të vijnë të promovojnë arsimin profesional, të regjistrohen sepse është ai që na mbanë dhe do na çojë përpara.” tha Klotilda Naço
Punimet në këtë shkollë pritet që të përfundojnë në datën 10 shtator sipas projektit të financuar nga Bashkimi Europian. Më herët në ambjentet e Ministrisë së Mirëqënies Sociale dhe Rinisë janë shpërndarë certifikata për të gjithë praktikantë që kanë përfunduar projektin e praktikës në institucionet shtetërore.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO