FIER - Pronarët e 4 bizneseve në Fier janë vënë në prangat e policisë pas aksionit të OSHEE në Fier. Drejtori i këtij operatori Arjan Fasko, edhe pse nuk i publikon emrat e të proceduarve, shprehet se lista e abuzuesve të energjisë elektrike në Fier shkon në 133 abonentë, ku 70 % e tyre janë biznese për të cilët kanë nisur procedurat në prokurori për vjedhje të energjisë, lidhje të paligjshme dhe debi të papaguara.

Në Fier është ngritur edhe një grup Task Force në terren për të verifikuar çdo ditë të gjithë abonentët të cilët janë të listuar për detyrimet që kanë ndaj OSHEE si dhe që rezultojnë abuzues me energjinë. Rreth 79 abonentë me aktivitete biznesi në Fier janë gati për ekzekutim të shoqërimit të tyre në polici për veprën penale të vjedhjes së energjisë.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)