Fier, vihet në punë edhe një pompë
Për furnizimin me ujë të pijshëm

Fier, vihet në punë edhe një pompë<br />Për furnizimin me ujë të pijshëm
FIER- Temperaturat e larta të këtyre ditëve kanë bërë që punonjësit e ujësjellës-kanalizimeve në Fier, të vënë në gatishmëri rrjetin e ujit të pijshëm. Janë disa pompa të fuqishme, të cilat furnizojnë me ujë të pijshëm mbi 100 mijë banorë, si dhe disa komuna të këtij rrethi nga pompat në Kafaraj në Frakull, vendburimi nga merr ujë Fieri.
 
Në kushtet e krijuara ku uji është i domosdoshëm në këtë stinë vere, i ka detyruar drejtuesit e kësaj ndërmarrje të vënë në punë edhe një pompë uji me një hedhje uji 160 metra kub për sekondë, e cila është në remont, me qëllim furnizimin me ujë të qytetarëve jo vetëm me cilësi, por duke shtuar njëkohësisht edhe sasinë ujit të pijshëm në këtë sezon.
 
Drejtori i Prodhimit të Ujit të Pijshëm i ndërmarrjes së Ujësjellës-Kanalizimeve në Fier, Përparim Nallbani, është shprehur se ujësjellësi ka marrë të gjitha masat pavarësisht edhe të remontit që po kryet në një pompë të rëndësishme, që qytetit të Fierit të mos i mungojë asnjë orë uji e pijshëm, duke përfshirë edhe komunat që furnizohen nga ujësjellësi i Fierit.
 
“Kemi bindje se me vënien në punë edhe të pompës në Kafaraj, qyteti i Fierit nuk do të këtë probleme me ujin e pijshëm gjatë këtyre muajve, ku parashikohen temperatura të larta”, është shprehur Nallbani për televizionin “A1 Report”.
 
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Çfare prisni nga sesioni i ri parlamentar?



×

Lajmi i fundit

Serie A/ Lazio dhe Milan barazojnë 2-2, Napoli përmbys 2-1 Parmën në fund! Ramadani dhe Berisha fitojnë derbin me Sherrin

Serie A/ Lazio dhe Milan barazojnë 2-2, Napoli përmbys 2-1 Parmën në fund! Ramadani dhe Berisha fitojnë derbin me Sherrin