Vëllai i Lulzim Cakës, Julian Caka ka rënë në prangat e policisë së Fierit pasi në bashkëpunim me dy persona të tjerë i ka vënë gjobë 20 mijë euro një personi. Sipas të dhënave të policisë, bëhet e ditur se, kapja e Julian Cakës është bërë i mundur falë operacionit të koduar ‘Bashkëpunimi” në të cilin është prangosur edhe Gentian Kica dhe është shpallur në kërkim Kelmend Kastrati, i cili ka qenë shënjestra e atentatit tek Mulliri i artë në Fier më 8 janar të këtij viti.
Policia shton se tre personat janë marrë me trafikim të lëndëve narkotike dhe për ketë arsye kanë shtrënguar për dhënie pasurie duke i vënë gjobë 20.000 euro një personi me iniciale A.B. Sipas saj, gjatë zhvillimit të hetimit me metoda speciale, u bë e mundur sigurimi provave materiale, sekuestrimi i 12 aparateve telefonik celular dhe disa pamjeve filmike.
Operacioni
Operacioni i koduar "Bashkëpunimi" u zhvillua nga Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda Tiranë. U arrestuan dy shtetas dhe shpallet në kërkim një tjetër. Arrestohet vëllai i Lul Cakës e shpallet në kërkim shënjestra e atentatit tek “Mulliri i Artë në Fier ndodhur me 8 Janar 2016.
Pas hetimeve disa javore midis Prokurorisë për Krimet e Rënda Tiranë dhe Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, u finalizua me sukses operacioni i koduar ”BASHKPUNIMI”, nga ku u bë i mundur arrestimi në flagrancë i shtetasve: Julian Caka, 41 vjeç, lindur ne Stamaticë, Berat dhe banues në fshatin Koçaj, Lushnjë, i dënuar më parë për vrasje. Gentian Kica, 39 vjeç, lindur dhe banues në Fier. Si dhe u bë shpallja në kërkim e shtetasit: Kelmend Kastrati, 31 vjeç lindur e banues në Fier.
Këta tre shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, janë marrë me trafikim të lëndëve narkotike dhe për ketë arsye kanë shtërnguar për dhënie pasurie duke i vënë gjobë 20.000 euro shtetasin A.B. Gjatë zhvillimit të hetimit me metoda speciale, u bë e mundur sigurimi provave materiale, sekuestrimi i 12 aparateve telefonik celular dhe disa pamjeve filmike.
Materialet iu referuan Prokurorisë për Krimet e Renda Tirane për kryerjen e veprave penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, “Trafikimi i narkotikëve” dhe “Sigurimi i kushteve e mjeteve për vrasje”, vepra penale të parashikuar nga nenet 109/b, 283/a; 80 dhe 25 te Kodit Penal.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO