FIER - Dy persona u arrestuan në orët e para të mëngjesit nga policia e Fierit nën akuzën e kontrabandës së naftës. Olsi Sulaj, 26 vjeç me banim në Fier dhe Bujar Kasa, 41 vjeç me banim në patos u arrestuan pasi janë kapur në flagrancë teksa po udhëtonin me një autobot me naftë bruto.
Sipas policisë sasia e naftës së vjedhur në zonën e Kallmit në Fier arrin në 20 tonl.
Nëpërmjet një deklarate për shtyp, Policia e Fierit sqaron: Arrestimi i këtyre dy shtetasve u bë për veprat penale të “Vjedhje”, dhe“Falsifikimit të vulave, stampave dhe formularëve” Penal pasi rreth orës 23.00, në vendin e quajtur “Rruga e vjetër e fshatit Vajkan” komuna Mbrostar Ura Fier, janë kapur në flagrancë duke lëvizur me mjetin kamion autobot, me targë FR4344B, i ngarkuar me lëndë të parë djegëse naftë bruto, në një sasi 20 ton, e cila dyshohet se është vjedhur në zonën e nxjerrjes së naftës në Kallm komuna Mbrostar Ura Fier.
Gjithashtu nga veprimet e para ka rezultuar se targat e mjetit janë të falsifikuara pasi nuk i përkasin autobotit të kapur në flagrancë.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com