Zbardhet një vrasje në qytetin e Fierit, e cila u denoncua fillimisht si vetëvrasje falë bashkëpunimit të vëllait të viktimës dhe të shoqes.

Ngjarja ndodhi ditën e enjte ku u dyshua fillimisht se në kushtet e gjendjes depresive, Gentian Zhuri 24 vjeç u vetëvra me armë zjarri.

Në bazë të hetimeve rezultoi se Shaban Zhuri, vëllai i viktimës mesditën e të enjtes në banesën e tij, pas një konflikti për motive të dobëta, ka vrarë me armë zjarri automatik vëllanë e tij i cili si pasojë e plagëve të rënda gjeti vdekjen në Spitalin Ushtarak në kryeqytet.

Policia vuri në pranga Shaban Zhuri, 35 vjeç për “Vrasje me dashje” si dhe bashkëshorten e tij, Lumturi Zhuri 34 vjeç, banues ne fshatin Çermë e Sipërme të Lushnjes, për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.