FIER- Një 26 vjeçare është plagosur me armë zjarri paraditen e sotme në qytetin e Fierit.
Policia thotë se e vajza me inicialet F.K është plagosur nga i dashuri i saj me të cilin bashkëjetonin prej një viti në një apartament në lagjen “Kastriot”.
Nuk dihen ende rrethanat e plagosjes ndërkohë që policia po punon për arrestimin e autorit, të identifikuar si Martino Berberi.
Për forcat blu Berberi njihet si person me precedentë penalë dhe plagosja mund të ketë ndodhur pas një sherri për motive xhelozie.
26 vjeçarja ka një plumb në bark por është jashtë rrezikut për jetën. Ajo ndodhet e shtruar në spitalin e Fierit. të dy ishin nga Patosi por jetonin në periferi të Fierit.
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com