Burime nga policia e Fierit, bëjnë të ditur se Maksim Hysi akuzohet se ka shkarkuar naftë nga autoboti, me targa AA 302 DR me të cilin po e transportonte, dhe sasinë e vjedhur të karburantit e ka zëvendësuar me ujë, në mënyrë që të mos binte në sy mungesa e naftës.
“Dyshohet se ky shtetas i cili drejtonte autobotin me targa AA 302 DR gjatë rrugës përreth një orë ka shkarkuar naftë dhe e ka zëvendësuar atë me ujë.”- thonë për Shqiptarja.com burime nga policia e Fierit.
Mësohet se Maksim Hysi është punonjës me detyre shofer pranë “Europetrol”, kompani e cila transportimin e naftës bruto të Kompanisë Bankers ne Petrolifere Vlorë.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)