Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Hamil të Fierit pasditen e sotme ku një 55-vjeçar ka humbur jetën dhe është plagosur vajza e tij vetëm 10 vjeçe, pasi zetori me të cilin ata po lëviznin ra në kanal.
Ngjarja u regjistrua rreth orës 15:40 ku dyshohet se 55-vjeçari Bilbil Hebeja humbi kontrollin e mjetit bujqësor për shkak të lagështirës në rrugë.
E mitura është dërguar në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Për ngjarjen nuk dihen ende të tjera detaje, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.