Pasditen e sotme, një zjarr ka rënë në një sipërfaqe me shkurre në fshatin Zharrëz, duke rrezikuar një pus nafte në zonë.

Falë ndërhyrjes së menjëhershme të dy mjeteve zjarrfikëse të Albpetrolit, flakët u vunë nën kontroll dhe u parandalua përhapja e tyre në një territor më të gjerë.

Në vendngjarje ka mbërritur edhe policia, e cila po heton për të zbardhur shkaqet e zjarrit.