FIER-Në fshatin Jeta e Re në Fier ka rënë zjarr në dy anët e rrugës ku ndodhen mbetje urbane. Në fillim janë djegur disa metra mbetje, por më pas zjarri ka përfshirë një plantacion ullinjsh. Zjarri i rënë ka mbuluar zonën nga tymi.

Në fshat janë djegur disa hektarë ullishte dhe rrezikohen  banesat afër vatrave të zjarrit. Zjarrfikësit kanë hasur vështirësi në shuarjen e flakëve për shkak të terrenit. Ata po mundohen te sigurojne jeten e banoreve dhe të shuajnë flakët e zjarrit, pasi  gjendja është bërë alarmante.