FIER - Një sipërfaqe pylli është përfshirë nga flakët pasditen e kësaj të mërkure në fshatin Peshtan i Madh në Fier në vendin e quajtur Likovun.
Forca të shumta të zjarrfikëses së Fierit kanë shkuar në vendngjarje për të bërë të mundur shuarjen e flakëve.
Terreni i vështirë e bën të pamundur neutralizimin e zjarrit e po punohet me mjete rrethanore.

Ende nuk dihet nga se janë shkaktuar flakët në këtë periudhë me temperatura të ulta.
Banorët duke shuar zjarrin me mjete rrethanore
E.M./b.ha./Shqiptarja.comKomente

