FIER - Procesi i votimit në Roskovec të Fierit, aty ku gjatë fushatës elektorale u dhunua kandidati për deputet i Fryma e Re Demokratike (FRD) në qytetin e Fierit, Mit'hat Hoxha, është monitoruar sot nga zv/ambasadori amerikan i akredituar në Tiranë.

Ai është shprehur se situata është e qetë dhe se do të vëzhgojë edhe qendra të tjera votimi në rang qarku.

"Deri tani këtu në Roskovec s'ka pasur probleme. Ne do të shkojmë në disa zona. Shpresoj që të jetë proces i qetë, i lirë dhe transparent",-tha Jardine.

Më 10 qershor në këtë qytezë u dhunua fizikisht dhe u  goditet me sende të forta kandidati për deputet i Fryma e Re Demokratike (FRD) në qytetin e Fierit, Mit'hat Hoxha.

Redaksia Online
(by/shqiptarja.com)