FIER - Më në fund fierakët nuk do të paguajnë më për të parkuar makinën në rrugët e qytetit ku ndalimi i makinave është i lejuar. Është ky vendimi i parë i këshillit bashkiak të qytetit të Fierit i cili ka prishur kontratën me kompaninë private të kontraktuar nga bashkia për menaxhimin e parkingjeve.
Nga 41 anëtarë që morën pjesë në mbledhje 25 prej tyre kryesisht ata të maxhorancës, votuan pro zgjidhjes së kësaj kontrate, ndërsa pjesa tjetër abstenuan e votuan kundër.
Qëndrimin e tyre të djathtët e argumentuan me mospranimin e pjesëmarrjes së përfaqësuesve të firmës në këtë debat.
Ndërkohë këshilli bashkiak miratoi edhe 13 vendime të tjera të parashikuara në këtë në mbledhjen e sotme ku më i rëndësishmi ishte miratimi i buxhetit korrik- dhjetor 2015.
Ky vendim pritet të zgjidhë gangrenën me abuzimet qe kompania private bënte me qytetarët fierakë, të cilët në mjaft raste janë penalizuar me gjoba të majme nga firma për “parkim të gabuar”.
Më këtë pretekst shumë drejtuesve të mjeteve në Fier u konfiskohej mjeti nga kompania “International Parking 2011” që administrohet nga Florim Kajolli, anëtar i këshillit bashkiak dhe djali i Fatmir Kajollit, një emër i njohur për drejtësinë.
Pronarët e mjeteve më pas duhet të paguanin shuma deri në 10 mijë lekë të reja për të marrë makinën e tyre.
Kjo skemë u denoncua në prokurori, e cila nisi hetimet dhe ka çuar për gjykim lidhur me akuzën e shpërdorimit të detyre kompaninë “International Parking 2011” dhe bashkinë Fier.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?
-
Të drejtë
15.7%
-
Të gabuar
81%
-
Nuk e di
3.3%
Vota total: 1085
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Liga e Kombeve/ Anglia publikon listën, rikthehet Jude Bellingham
4 Tetor, 15:01
-
Ushqimet e pasura me fibra, rëndësia e tyre për shëndetin dhe sistemin tretës
4 Tetor, 14:59
-
Nëndeklarimi i pagave godet dhe buxhetin, 4.5 mln euro më pak vetëm në 3 muajt e verës
4 Tetor, 14:57
-
BBC anulon intervistën me Boris Johnson pas një gabimi 'të turpshëm'
4 Tetor, 14:57
-
Zien rrjeti! Edhe Selena Gomez ka qenë pjesë e festave të P.Diddy-t?
4 Tetor, 14:53
-
Pse jeni gjithmonë të uritur? Arsyet pas oreksit tuaj të vazhdueshëm
4 Tetor, 14:51
-
Moti i keq/ Përmbytet oborri i shkollës ‘Kosova’ në Lezhë, nxënësit e mësuesit nxirren me makinë nga punonjësit e bashkisë
4 Tetor, 14:49
-
Moti i keq/ Përmbytet rruga pranë shkollës 9-vjeçare ‘Martin Camaj’ në Shkodër
4 Tetor, 14:44
-
Dhuna dhe kaosi në Kuvend, Meta: Burgosja e Salianjit do të rrisë më tej zemëratën e deputetëve
4 Tetor, 14:42
-
‘S’e pranoj as Berishën, as Bardhin’, Açka për Report Tv: U largova nga PD se nuk u bëra ushtare e kazermës! Kaosi, rrugë e gabuar
4 Tetor, 14:36
-
Dopingu i Sinner, Novak Djokovic: Të zgjidhet sa më parë, s’funksionon sistemi
4 Tetor, 14:34
-
Lideri suprem i Iranit: Vendi ynë dhe aleatët tanë nuk do të zmbrapsemi nga Izraeli
4 Tetor, 14:24