Në Fier, të dhënat nga agjencitë turistike flasin për një fluks në rritje, të qytetarëve që udhëtojnë në vendet malore të rajonit, veçanërisht për natën e ndërrimit të viteve.
“Kemi rezervime për zonat malore si Mavrova në Maqedoninë e Veriut, Kolašin në Mal të Zi dhe Brezovica e Prevalla në Kosovë. Brenda Shqipërisë, në top-listë mbetet qyteti i Korçës",- thotë Matilda Voja, agjente turizmi.
Interesi për udhëtime është më i lartë nga të rinjtë.
“Kam zgjedhur ta festoj Vitin e Ri në Kosovë, sepse është më afër dhe atmosfera është shumë e bukur. Shkojmë me familjen për disa ditë."
“Unë do ta kaloj Vitin e Ri në Itali se kam motren. Kemi organizuar gjithçka paraprakisht dhe mendoj se është një mënyrë e bukur për te festuar”, shprehen ata.
Nuk mungojnë as destinacionet e largëta si Dubai.
“Ka kërkesa të shumta edhe për Stambollin, Vjenën dhe Pragën. Krishtlindjet zakonisht kalohen në familje, ndërsa nata e Vitit të Ri jashtë. Ka pasur interes edhe për Dubai dhe destinacione të tjera",- thotë Matilda Voja, agjente turizmi.
Megjithatë, jo të gjithë e kanë këtë mundësi. Të moshuarit tregojnë se do të festojnë në shtëpi me familjarët.
“Unë do ta festoj Vitin e Ri në shtëpi, sepse më kanë ardhur fëmijët nga emigrimi. Për mua, më e rëndësishme është të jemi të gjithë bashkë.”
Udhëtimet jane trend në rritje, megjithëate një pjesë e madhe e qytetareve zgjedhin të festojnë brenda vendit.
Komente











Mendoj se numri i aryre qytetarëve që u referohet agjensia është shumë i pakët.Kryesisht janë klasa e të pasurve dhe një pjesë e zyrtarëve që fitojnë para publike nëpërmjet korrupsionit me tendera.Ndërsa përsa u përket qytetarëve të zakonshëm as që diskutohet që të udhëtojnë jashtë vëndit nëpër destinacione turistike dimërore,bile edhe në shtëpitë e tyre tavolina e Vitit të Ri është mjaft e varfër,sepse nuk i afrohen dot kaposhit të detit që kushton më shumë se një dash me brirë.Mendoni se si mund ta festojnë qytetarët e Vlorës vitin e ri kur kanë 4 ditë pa ujë dhe nuk i dihet edhe sa do rrijnë pa ujë.Nuk lahen dot,nuk lajnë dot rrobat.Po me tualetet si i bëhet ?!Po spitali si ja bën pa ujë ???!!!Qytetarët e kanë harruar Vitin e Ri fare dhe disa prej tyre në Lungomare po marrin ujë nga deti për nevojat e domisdoshme të tualeteve.Është çmënduri…!!!!!Ndërmarrja e Ujsjellësit nuk ka pjesën e nevojëshme për të riparuar difektin që ka pësuar tubacioni kryesor që furnizon qytetin me ujë.
Përgjigju