BERISHA: NE TRYEZE NUK ULEM PER FIERIN POR PER LIGJET
“Zoti Rama për çdo gjë mund të më ftosh për t'u mbledhur dhe të garantoj se pavarësisht nga pozicionet unë do e shqyrtoj me seriozitet. Jam ulur sa herë është e nevojshme dhe do ulem. Por një gjë të garantoj se kam faktuar se nuk mund të ulemi kurrë për vendime gjykatash. Cdo vend i lirë ka institucione të zbatimit të ligjit.
Është Përmbarimi që ekzekuton vendimin e gjykatës. Zoti Rama nuk i drejtohet sepse nuk i intereson, sepse Gjykata e Lartë ka hedhur poshtë kërkesën e Vangjel Ndrekos për të deligjitimuar vulën firmën e shkresat e firmosur nga kryetarja e qarkut, gjersa çështja të shqyrtohet në themel. Gjykata e Fierit po trajton cështjen në themel.”- tha Berisha në mbledhjen e qeverisë e cila vazhdon të mbahet.
Kryeministri u shpreh i gatshëm të ulet në tryezë për të diskutuar për 3 pr/ligjet dhe e quajti ftesën për tu ulur në tryezë si një përpjekje e Ramës për t’iu shmangur përgjegjësisë që merr mbi vete nëse nuk miratohet statusi i vendit kandidat.
“Nëse je i interesuar që të dëgjohet zëri i PS-së dhe i deputetëve tuaj që kanë amendamente, vërëejtje e rekomandime për këto 3 ligje ne jemi të gatshëm për çdo kohë e çdo nivel të organizojmë tryezën e të diskutojmë, por nuk mund të imagjinohet kurrë në një vend të lirë që forcat politike të ulen për vendimet e gjykatave. Janë krejt tjetër. 2 vjet rresht kërkove t’i jepet zgjidhje vendimit të Kolegjit elektoral për kutitë. Pas 2 vitesh dhe 1 milionë kërkesash, hoqe dorë e pranove ato që ofruan 2 vite me radhë. Në këtë rast edhe kërkesa për të shtyrë gjykimin përtej datës 20 dhe për t’u ulur në tryezë për t’i hapur rrugë zbatimit të vendimit janë thjesht përpjekje për t’i shmangur përgjegjësisë që merr mbi vete. Ligjet janë në Parlament. Ke vërejtje hadje të ulemi por lojra me interesat e shqiptarëve mos bëj, janë të papranueshme.”
Në të njëjtën linjë që mbajti, në grupi PD, ku akuzoi Ruçin si ”arkitekt të bllokimit të ligjeve” duke vendosur si kusht të zgjidhjes këshillin e qarkut të Fierit, Berisha tha sot se Rama është i kushtëzuar nga kreu i grupit parlamentar të PS-së. “Ata thonë Europa ti thua Vangjeli, edhe Gramozi, sepse disave u thotë nuk kam çfarë t’i bëj Gramozit. Nuk më takon mua të komentoj por në një moment historik për vendin.. por është një situatë absurd e pakuptimtë”
RAMA: S'DO BISEDIME SE DO TE VJEDHESH ZGJEDHJET E ARDHSHME
Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, menjëherë pas refuzimit të kryeministrit Berisha për tu ulur në tryezë për qarkun e Fierit tha se kjo është një përpjekje e qeverisë për të fajësuar opozitën. Sipas Ramës, me këtë veprim Kryeministri kërkon një justifikim për vete dhe jo një zgjidhje për vendin.”
“Reagimi i Berishës ishte i menjëhershëm brutal dhe qorrazi si zakonisht. Në përpjekjen e dëshpëruar kërkon të fajësojë medoemos opozitën si bllokuese të integrimit. Refuzimi për të zgjidhur në tryezë një problem të krijuar nga politika, është shprehje e faktit se qeveria kërkon një justifik për vete dhe jo një zgjidhje e vendit.”, u shpreh kryesocialisti.
Nëpërmjet një deklarate për mediat, Rama theksoi gjithashtu se “Saliu ka frikë të ballafaqohet, sepse nuk ka si e mohon që Fierin e mban peng ai, në kundërshtim me vullnetin e popullit dhe me vendimet e gjykatave, dhe se është ai bllokuesi de facto i procesit të ligjvënies për këto tre akte. E për pasojë edhe bllokuesi de facto i procesit që lidhet me integrimin e Shqipërisë. Qeveria s’ka kurajo për tu ulur me opozitën sepse qeveria e mban peng Fierin me sytë nga zgjdhjet e ardhshme dhe me kurriz nga Bashkimi Evropian. Ai i ka shpresat tek vjedhja e zgjedhjeve. Kryeministri përdor çdo mjet për të marrë një mandate më shumë në zgjedhje”
Në mbledhjen e sotme të qeverisë Kryeministri Berisha i përsëriti apelin kundërshtarit politik të votojë 3 pr/ligjet nesër në Kuvend, i cili është dhe afati i fundit. Menjëherë pas tij reagoi kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama duke deklaruar se është i gatshëm t’i votojë ato nëse opozita trajtohet në mënyrë të barabartë me mazhorancën në foltoren e Kuvendit Ketu keni debatin e plotë në lidhje me votimin e 3 pr/ligjeve
(su.ge/gre.m/Shqiptarja.com)