Fier/ Ndezin zjarr për të pastruar arën, flakët djegin rrjetin elektrik dhe lënë fshatin pa energji (VIDEO)

FIER- Një zjarr i madh ka rënë në fshatin Shënpjetër në Fier, ku si pasojë është dëmtuar rrjeti elektrik i furnizimit me energji i këtij fshati. Menjëherë sapo është njoftuar OSHEE ka bërë të mundur stakimin e energjisë elektrike për shkak se përcjellësit elektrik ishin shkrirë nga zjarri, gjë që mund të sillte edhe pasoja më të rënda për shkak të kontaktit të rrymës me tokën.

Sipas policisë, zjarri ka rënë rreth orës 10:15 minuta dhe dyshohet se kanë qenë disa banorë të zonës të cilët fillimisht i kanë vënë zjarrin për të pastruar një arë dhe më pas flakët kanë dalë jashtë kontrollit. Ndërkohë policia dhe shërbimi zjarrfikës po punojnë për shuarjen e plotë të këtij zjarri.

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fati jone: 25/08/2019 18:38

    Kafshe....

    Përgjigju
  • gjoba: 25/08/2019 13:22

    Futi nje gjobe te mire per prishjen e rjetit elektrik.Secili koke me vete.Kane dhe te drejte ketu nuk po denohen ata qe vodhen miljona qe vrane e prene.....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

‘Bilanci’ politik i 2024, Valteri: Berisha ka monopolizuar PD! Kulluri: Ndiqet nga militantët! Hoxha: Viti i SPAK

‘Bilanci’ politik i 2024, Valteri: Berisha ka monopolizuar PD! Kulluri: Ndiqet nga militantët! Hoxha: Viti i SPAK