FIER- Një 60-vjeçar me iniciale P.B., nga fshati Lalar është vënë nën hetim pasi ndezi zjarr në tokën e tij për të djegur barërat, po flakët dolën jashtë kontrollit duk djegur një sipërfaqe toke me ullinj.
"Në vijim të punës hetimore për identifikimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve të zjarrvënieve të qëllimshme apo nga pakujdesia, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin P. B., 60 vjeç, pasi ka ndezur zjarr për djegien e barërave në tokën e tij, në fshatin Lalar, dhe si pasojë e përhapjes së flakëve është djegur një sipërfaqe toke me ullinj. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.", njoton Policia.