FIFA: Kampionati Botëror në Rusi 
nga 14 qershori - 15 korrik të 2018-ës

FIFA: Kampionati Botëror në Rusi <br />nga 14 qershori - 15 korrik të 2018-ës
Kupa e Botës në Rusi do të zhvillohet nga 14 qershor - 15 korrik 2018, dhe kjo është vendosur nga Komiteti Ekzekutiv i Federatës Ndërkombëtare të Shoqatës së Futbollit (FIFA), raporton Anadolu Agency (AA).

Ndeshja finale të Botërorit të ardhshëm do të zhvillohet të dielën, më 15 korrik, ndërsa hapja e kampionatit dhe ndeshja e parë, në të cilën tradicionalisht luan pritësi i Kampionatit janë caktuar për të enjten, 14 qershor 2018.

Ndeshjet kualifikuese për Kampionatin Botërore do të fillojnë në mars të vitit 2016, ndërsa do të mbarojnë në fund të 2017. Në kualifikimet në mbarë botën, që së pari do të fillojnë në zonën e KONKAKAF-it dhe në Federatën aziatike, do të zhvillohen 800 ndeshje.

Tërheqja e shortit për ndeshjet kualifikuese të Botërorit do të mbahet në Sankt Peterburg më 25 korrik të vitit 2015. IO FIFA ka përcaktuar datat edhe datat e mbajtjes së Kupës së Konfederatave, e cila do të luhet në Rusi nga 17 qershor - 2 korrik 2017, shkruan Anadolu Agency (AA).
 
Redaksia Online
(Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

Nuk ndaloi një malazez që ishte në kërkim, AMP ndalon policin në pikën e Hanit të Hotit

Nuk ndaloi një malazez që ishte në kërkim, AMP ndalon policin në pikën e Hanit të Hotit