FIFA mbështet futbollin e Kosovës

FIFA mbështet futbollin e Kosovës

Ademi dhe Infantino

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, pas një takimi me kreun e Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi gjatë punimeve të Kongresit të FIFA-s që po mbahet në Doha të Katarit, shprehu përkrahjen dhe respektin për Federatën e Futbollit të Kosovës.

 “Gjatë punimeve të Kongresit të FIFA-s në Doha pata kënaqësinë ta takoj presidentin Gianni Infantino, i cili gjithmonë ka vlerësime maksimale për FFK-në dhe futbollin e Kosovës në tërësi. Ai edhe një herë ma shprehu respektin dhe përkrahjen e tij dhe të institucionit që drejton, derisa u zotuam që raportet tona të vazhdojnë të jenë të tilla edhe në të ardhmen”, shkroi Ademi.

Tutje, ai tregoi se pati edhe disa takime tjera.

“Po ashtu, gjatë qëndrimit në Doha takova edhe sekretaren e përgjithshme të FIFA-s, Fatma Samoura, me të cilën diskutuam rreth realizimit të projekteve të ndryshme në të ardhmen me mbështetjen e FIFA-s. Takime të frytshme pata edhe me presidenten e Federatës së Futbollit të Anglisë, Debbie Hewitt dhe kreun e Federatës turke, Nihat Ozdemir, si dhe me homologë nga federatat tjera”, shkroi në fund i pari i FFK-së.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja