Organi më i lartë i futbollit botëror, FIFA, ka miratuar disa ndryshime të rëndësishme në rregulloren e lojës për ndeshjet e ardhshme të Botërorit 2026, me synimin për të shmangur parregullsitë dhe humbjen e kohës që shpesh shfrytëzohen nga skuadrat në momentet vendimtare të ndeshjeve, bën me dije ESPN.
Vendimi i marrë nga FIFA synon të rrisë cilësinë dhe ritmin e lojës në turneun që do të zhvillohet nga 11 qershori deri më 19 korrik në SHBA, Meksikë dhe Kanada.
Ndryshimet lidhen kryesisht me zëvendësimet, dëmtimet, rivëniet anësore dhe ndërhyrjen e teknologjisë VAR.
Zëvendësimet - Lojtarët që zëvendësohen do të kenë vetëm 10 sekonda për të dalë nga fusha. Nëse vonohen, lojtari që hyn do të duhet të presë 1 minutë para se të futet në lojë.
Rivëniet anësore - Topi duhet të hidhet në lojë brenda 5 sekondave. Nëse kjo nuk ndodh, rivënia do t’i kalojë skuadrës kundërshtare.
Trajtimi mjekësor - Futbollistët që marrin ndihmë mjekësore duhet të dalin jashtë fushës dhe të presin 1 minutë para se të rikthehen në lojë.
Ndërhyrja e VAR - Sistemi Video Assistant Referee do të ketë kompetencë të ndërhyjë edhe në rastet e kartonit të dytë të verdhë dhe në situatat e goditjeve nga këndi, nëse konstatohet një gabim i qartë i arbitrave.
Këto rregulla synojnë të penalizojnë humbjen e qëllimshme të kohës, një taktikë që shpesh përdoret nga skuadrat kur kalojnë në avantazh për të ulur ritmin e ndeshjes dhe për të tensionuar kundërshtarin.
Me ndërhyrjen më të madhe të VAR-it dhe kufizimet e reja për vonesat në lojë, FIFA synon që ndeshjet e Kupës së Botës 2026 të kenë më shumë kohë efektive loje dhe vendime më të sakta nga arbitrat, sidomos në momentet vendimtare të përballjeve.
S.Dh/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
17 Mars, 11:47
Shqipëria shpall Iranin shtet sponsor të terrorizmit, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
50.4%
-
Të gabuar
36.2%
-
Nuk e di
13.4%
Vota total: 881
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Miqësoret e marsit, Carlo Ancelotti e lë Neymarin sërish jashtë listës së Brazilit
17 Mars, 13:48
-
'Firo' te Polonia, rivalët e kombëtares shqiptare humbasin dy futbollistët e Serie A para play-off-it të Kupës së Botës
17 Mars, 10:26
-
Irani bën prapakthehu, apel FIFA-s për Kupën e Botës: Zhvendosini ndeshjet tona nga SHBA-ja për në Meksikë
17 Mars, 09:11
-
Kupa e Botës 2026/ Goditje e rëndë për Kombëtaren, Rey Manaj dëmtohet dhe humbet sfidën ‘play-off’ kundër Polonisë
16 Mars, 20:51
-
Play-off-i i Kupës së Botës/ Ndeshja Poloni - Shqipëri, hapet procesi i aplikimit për shortin e biletave! Frikë nga huliganët vendas
16 Mars, 12:21
-
Legjionarët/ Seferi shënon me Bodrumsporin, Stiven Shpendi realizon për Empolin! Dëmtohet Manaj, Broja merr minuta
16 Mars, 11:42
-
Play-off-i i Botërorit/ UEFA i bën 'nder' Shqipërisë, kundër Polonisë ekipi i Sylvinhos do paraqitet në fushë me simbolin e Gjergj Kastriotit
14 Mars, 11:28
-
Lajme pozitive nga Anglia, Armando Broja zbret në fushë! Parker: Është në rrugën e duhur
13 Mars, 11:39
-
'Koka' e Shqipërisë vlen 4.2 milionë dollarë, Federata Polake e Futbollit vendos shpërblimin rekord para play-off-it të Kupës së Botës
13 Mars, 09:43
-
'Finalissima' spostohet nga Doha për shkak të bombardimeve, ofrohet 'Bernabeu' për finalen Spanjë - Argjentinë! Amerikano-latinët janë kundër
12 Mars, 15:41
-
'Dhimbje koke' për Sylvinhon, dëmtohet edhe Rey Manaj! Kombëtarja ka tre sulmues me probleme para play-off-it të Botërorit
12 Mars, 11:57
-
Do vishen për herë të parë në play-off të botërorit, prezantohen fanellat e reja të kombëtares shqiptare! Zbulohet se sa do kushtojnë
11 Mars, 15:18