Të paktën kështu shkruan prestigjiozja “El Pais”, sipas të cilës në Federatën Spanjolle të futbollit ka mbërritur një dokument nga FIFA, ku shkruhet se ndërhyrjet e qeverisë mund të çojnë në këtë vendim ekstrem, pra në përjashtimit e futbollit spanjoll nga të gjitha kompeticionet ndërkombëtare.
Gjithçka lidhet rreth emrit të Angel Maria Villar, president i Federatës Spanjolle të Futbollit, i arrestuar gjatë muajit korrik me akuzën e përvetësimit të paligjshëm të fondeve dhe falsifikim dokumentash. FIFA ndërkohë në komunikimin me Federatën Spanjolle e drejton gishtin nga Qeveria e Spanjës, që me akuzat e ngritura thjesht kërkon të largojë nga detyra presidentin Villar.
Paralajmërimi i FIFA-s lindi pas propozimit të Këshillit Superior të Sportit në Spanjë për të përsëritur zgjedhjet për president të Federatës Spanjolle të Futbollit, që u mbajtën majin e kaluar dhe që u fituan nga Villar.
Ndërhyrja e qeverisë, sipas FIFA-s, kosiderohet dhunim i pavarësisë së Federatës së Futbollit. Për motive të njëjta, Federata Spanjolle e Futbollit rrezikoi të përjashtohej edhe në prag të Europianit të Vitit 2008, turne që u fitua pikërisht nga “La Roja”.
Lind kështu një fije shprese për Kombëtaren Italianë të Futbollit për pjesëmarrjen në Botëror, sikurse ndodhi edhe me rastin e Perusë. Për momentin është thjesht një skenar imagjinar, por që në varësi të vijimit të ngjarjeve mund të bëhet realitet.
Redaksia Online
Xh.F/Shqiptarja.com