Kupa e Botës 2026 do të ketë një ceremoni ndryshe gjatë intonimit të himneve kombëtare të përqendruar te tifozët, pasi FIFA zbuloi një ndryshim të madh përpara nisjes së eventit më 11 qershor.

Çdo lojtar i përzgjedhur në skuadrën e ditës së ndeshjes tani do të jetë i përfshirë, jo vetëm formacionet titullare, duke u lejuar atyre të dalin në mesin e fushës dhe të grupohen rreth flamurit kombëtar para himneve. FIFA beson se kjo do të maksimizojë krenarinë dhe emocionin për ata që përfaqësojnë vendin e tyre në skenën më të madhe të futbollit.

Presidenti Gianni Infantino deklaroi se loja do të përjetohet më mirë në këtë mënyrë.

“Ndërsa Kupa e Botës rritet, ne vazhdojmë të sjellim risi në mënyrën se si përjetohet loja. Të kesh të gjithë lojtarët dhe gjyqtarët përballë njëri-tjetrit në rrethin qendror të fushës gjatë himneve kombëtare do të krijojë një moment uniteti, krenarie dhe emocioni që i përket vërtet ekipeve dhe të gjithëve në stadium.

Përveç kësaj, do të kemi një ceremoni të ridizajnuar 360 gradë që angazhon çdo tifoz në stadium, duke përfshirë flamuj të vendit dhe elementë në fushë të orientuar për të krijuar një përvojë unike dhe gjithëpërfshirëse nga çdo vend, si dhe elementë të rinj vizualë, nga harqet e hyrjes së lojtarëve deri te flamujt e mbajtur në dorë, të gatshëm për të rritur ndjesinë e pritjes, me karakteristika të përmirësuara për ndeshje të zgjedhura", tha ai.

Minimalisht një ekip mund të ketë të gatshëm 23 futbollistë për një ndeshje të Kupës së Botës, ndërsa numri mund të rritet edhe në 26-të.