Figo garon për president të FIFA-s
 "Dua të jap diçka për futbollin"

Figo garon për president të FIFA-s<br /> "Dua të jap diçka për futbollin"
Portugezi Luis Figo ka bërë publike kandidaturën e tij për president të Federatës Botërore të Futbollit (FIFA). Ish-futbollisti i Lisbonës, Barcelonës, Real Madridit dhe Interit të Milanit do të garojë për të zëvendësuar Sepp Blatterin. Figo është shpallur dy herë “Lojtari më i Mirë i Vitit”, teksa ka luajtur me Portugalinë në 127 ndeshje zyrtare, përfshi Botërorin 2002 dhe 2006, ashtu sikurse dhe në tre kampionate europiane.

“Futbolli më ka dhënë shumë gjatë jetës sime. Dua të jap edhe unë diçka për të”, ka thënë Figo.  Ai u bashkohet në këtë garë ish-yllit të Paris SG, David Ginola, kandidatit të pavarur Jerome Champagne, zëvendëspresidentit të Konfederatës Aziatike të Futbollit, Princit Ali, dhe kreut të Federatës Holandeze, Michael van Praag; të gjithë me synimin për të zbritur nga froni Sepp Blatterin.

Blatter ka qenë president i FIFA-s qysh në vitin 1998 dhe synon të garojë edhe për mandatin e pestë. Zgjedhjet në FIFA do të mbahen në maj të këtij viti.

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

'Po harxhon miliona euro për t’i burgosur në Shqipëri', Meloni replikon me ‘Sea Watch’: Çfarë skandali! Kjo qeveri po punon për të mbrojtur kufijtë dhe për të ndaluar trafikun e qenieve njerëzore

'Po harxhon miliona euro për t’i burgosur në Shqipëri', Meloni replikon me ‘Sea Watch’: Çfarë skandali! Kjo qeveri po punon për të mbrojtur kufijtë dhe për të ndaluar trafikun e qenieve njerëzore