‘Fijet’, vijon çmontimi i 'syve të krimit', hiqen 20 kamera sigurie në Shkodër, Korçë dhe Fier! Nën hetim 8 persona! Gjithsej 528 kamera të çmontuara në 1 muaj

Operacioni 'Fijet' ka vijuar edhe gjate ditës së sotme me çmontimin e 20 kamerave të sigurisë në Shkodër, Korçë dhe Fier. Nën hetim janë vënë 8 persona. Konkretisht janë çmontuar dhe sekuestruar 10 kamera në qarkun e Shkodrës, 7 në qarkun e Korçës dhe 3 të tjera në Fier.

Janë vënë nën hetim të identifikuarit si R. Z. dhe A. B në Shkodër, E. D., A. B. dhe S. H. dhe N. Ll. në Maliq dhe Pogradec ndërsa Sh.(S). K. dhe A. K për kamerat e vendosura në Lushnjë. Ata do të merren në pyetje lidhur me arsyen përse i kanë vendosur këto kamera sigurie duke cënuar privatësinë e banorëve të zonës. 

Zonat ku janë çmontuar kamerat e sigurisë në qytetet përkatëse:

Në Shkodër, në vende me frekuentim të lartë publik, në lagjet “10 korriku”,  “Ndoc Mazi” dhe “Guerrile”, janë çmontuar 10 kamera të instaluara në kundërshtim me ligjet e vendit. Për të dokumentuar ligjërisht qëllimin e vendosjes së tyre, janë iniciuar hetimet për shtetasit R. Z. dhe A. B. Në këtë qark, numri i kamerave të çmontuara deri më tani, është 89.

Në qytetet Maliq, Bilisht dhe Pogradec, janë çmontuar në total 7 kamera dhe janë iniciuar hetimet për shtetasit E. D., A. B. dhe S. H. dhe N. Ll. Shtetasi N. Ll. (babai i shtetasit E. Ll., të shpallur në kërkim për vrasje) është përsëritës për montimin e kamerave në kundërshtim me ligjet e vendit. Më parë, janë çmontuar 10 kamera të cilat dyshohet se kontrolloheshin nga shtetasi N. Ll. Në total, deri më tani, në Korçë, janë çmontuar 61 kamera dhe janë iniciuar hetimet për 24 shtetas.

Në Lushnjë, janë çmontuar 3 kamera të tjera të instaluara në kundërshtim me ligjet e vendit dhe janë iniciuar hetimet për shtetasit Sh.(S). K. dhe A. K. Në këtë qark, numri i kamerave të çmontuara deri më tani, është 23 dhe numri i shtetasve për të cilët janë iniciuar hetimet, është 7.

Ndërkohë, në rang kombëtar numri i kamerave të çmontuara shkon në 528 të tilla dhe për montimin e tyre kanë nisur hetimet ndaj 109 personave. Një pjesë e madhe e atyre të cilët janë vënë nën hetim, janë persona me precedentë të theksuar kriminal. Mes tyre emra si Plaurent Dervishaj, Avdylajt e Shijakut, Saimir Taullau në Lushnje, e më gjerë.

 

K.T./B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Pal pithnoku: 14/02/2023 21:48

    Ne vlore Rruga shaban demiraj ne lungomare prane hotel laid kamera ne shtylla ne hyrje pallati kontrollohen nga nje person shume i rrezikshem qe banon aty.policia fle gjum ne byth ose mer lek

    Përgjigju
  • A. N.: 14/02/2023 17:14

    U arrestua njeri pervec kamerave?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

NBA/ LeBron fiton 'betejën' me Curry-n, mposhten kampionët e Boston

NBA/ LeBron fiton 'betejën' me Curry-n, mposhten kampionët e Boston