Në transmetimin e sotëm të këtij emisioni, një ndër drejtuesit e tij Saimir Kodra deklaroi se do të ishte shumë mirë që nëse Meta të kishte një video të tillë, për të cilën kërkon vetëm dy minuta kohë për ta transmetuar, atëherë ai patjetër mund ta çonte atë në emision. “I themi zotit Meta, zotit Berisha, zotit Rama dhe kujtdo që disponon video të tilla, se ne jemi të hapur për të transmetuar cdo video orgjinale dhe jo të manipiluar, sic e kemi në praktikën tonë të punës dhe jo vetëm dy minuta sa kërkon zoti Meta, por edhe më shumë. Madje, është i ftuar të vijë mes nesh bashkë me videon për të cilën foli dhe të bëjë edhe komente”, thuhet në reagimin e “Fiks Fare”.
Zoti Meta bëri të qartë se ekziston një tjetër video përgjim dhe sipas fjalëve të tij lihej të kuptohej se aty do të ishte Edi Rama duke u bërë presione gjyqtarëve dhe prokurorëve. Videon e disponon Spartak Braho, i cili sipas Metës, është “prokuror i përjetshëm”. ah/Shqiptarja.com/