TIRANË- Gjyka kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dënuar me 7 vjert burg ish-nënkomisarin e Fierit Festim Lelaj, nën akuzën e trafikut të narkotikëve.

Festim Lelaj, një efektiv policie nga Vlora por në atë kohë me detyrë nënkomisar në drejtorinë e Fierit, u arrestua në dhjetor të vitit 2017 si personi që ka organizuar trafikimin e 2.5 tonëve drogë nga Shqipëria në drejtim të Italisë.

Sasia e madhe droge është kapur në janar 2017 brenda një kamioni në Ancona,ndërkohë policia vendase mundi të kapë vetëm shoferin.

Sipas hetimeve, ish-nënkomisari nga Vlora fikte radarët me qëllim që të lejonte trafikun e narkotikëve, ndërsa për këtë shërbim merrte nga 15 mijë euro në orë.