PHILADELPHIA - Gjashtë persona kanë humbur jetën nga shembja e një ndërtesë 4 katëshe në qëndër të Philadelphia-s. Ekipet e kërkim shpëtimit mbërritën menjëherë në vendngjarje, ku nxorën nga rrënojat 14 persona të cilët u dërguan me urgjencë në spital. 

Aksidenti ndodhi rreth orës 10:30 sipas orës lokale. Ndërtesa 4 katëshe është dëmtuar rëndë dhe shkaku i shembjes ende nuk dihet kanë bërë të ditur zyrtarët vendas. Autoritetet kanë filluar hetimet për të zbardhur plotësisht ngjarjen e rëndë. 

Ata u kanë kërkuar helikopterëve që po filmonin nga lart për të marrë pamjet për lajmet që të largoheshin nga aty, kështu që ekipet e shpëtimit mund të dëgjonin zërin e njerëzve të bllokuar nën rrënoja.

Redaksia Online
(l.c/b.y/shqiptarja.com)